Mrekullitë ndodhin! Gruaja hidhet nga kati i 9 i pallatit dhe ngrihet sërish në këmbë

25/01/2020 10:14

Video e një gruaje në rusi e cila bie nga kati i nëntë i një pallati dhe më pas ngrihet direkt në këmbë është bërë virale.

Pallati ku ka ndodhur ngjarja është e vendosur në qendër të qytetit Izluchinsk. Gruaja identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur fatmirësisht pas hedhjes ka rënë në një grumbull të madh dëbore. Pas kësaj ajo ka kërkuar menjëherë ndihmë nga fqinjët dhe u tha tyre që të lajmëronin një ambulancë, sipas mediave lokale.

Momentalisht 27-vjeçarja ndodhet në një spital në qytetin Khanty-Masi në afërsi të Siberisë perëndimore. Mjekët konfirmuan që dëmtimet e gruas janë shumë të lehta dhe janë të surprizuar sesi nuk ka kocka të thyera pas rënies nga një lartësi e tillë.

Temperaturat në atë zonë atë dit kanë qenë minus 14 gradë celsius. Policia po heton mbi ngjarjen, por gruaja u tha atyre se në momentet që është hedhur ka qenë e vetme në shtëpi. Autoritetet thanë se nuk ka “motiv kriminal” që lidhet me rënien e gruas nga lartësia e pallatit, por mbetet ende e paqartë se përse ajo e ndërmori një vendim të tillë.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA