Një vajzë transformoi nofullën e saj me anë të një operacioni dhe tani ajo mund të buzëqesh përsëri.
Adoleshentja përjetoi një fëmijëri të tmerrshme nga fyerjet e shumta që i bënin fëmijët në moshën e saj.
Paige Dobson e kishte nofullën të thyer ajo gjithashtu kishte probleme me hundën. Këngëtarja 18 vjeçare nuk ishte në gjendje të hapte gojën e saj për dy muaj pasi që bëri operacionin, raporton “Daily Star”.
Deri sa adoleshentja po fshihte fytyrën e saj ajo tha se pas operacionit ndihet më e lumtur dhe që tani buzëqeshja ju rikthye.
Ajo tha që operacioni ishte zgjidhja më e mirë dhe i fton të gjithë që të ndjekin hapat e saj. Paige nga Netheravon, Wiltshire, tha se kur ishte 14 vjeçare ajo ishte ofenduar disa herë për problemet e saj. Por tani ajo buzëqesh përsëri.
Top Channel