5 vite burg mësueses, abuzonte seksualisht me nxënësit, “e ka fajin një dëmtim në kokë”

25/01/2020 15:47

Një nënë 40-vjeçare pranoi fajin në gjyq, për marrëdhënies seksuale me 6 nxënës të mitur në mjediset e shkollës.

Ajo tha se një goditje në kokë e bëri të paaftë t’u përgjigjej negativisht pretendimeve të tyre. Ndaj Nicole DuFault janë ngritur tre aktakuza. Ajo ka pranuar të heqë dorë nga puna e saj dhe leja për mësimdhënie në art dhe gjuhë. Nicole e pret një dënim prej 5 vitesh burg që do t’ishqiptohet më 8 qershor. Nxënësit me të cilët ajo kreu marrëdhënie seksuale ishin të moshës 14 deri 15 vjec. Por 40-vjeçarja fajesoi një dëmtim në tru për këto akte të turpshme, për të cilat ajo tha se u iniciuan nga vetë nxënësit meshkuj. Marrërdhëniet në të paktën një rast u përsëritën mëse një herë. Detajet që dolën gjatë hetimit flasin edhe për një rast kur ajo bënte seks oral me një prej tyre dhe tjetri filmonte me celular. Nicole është nënë e divorcuar e dy fëmijëve, të cilët tashmë do t’i marrin baballarët. Ndërsa prindërit e nxënësve të tjerë e kanë paditur mësuesen duke i kërkuar 1 milionë dollarë dëmshpërblim për shkak se pretendojnë që me aktet e saj vuri në rrezik fëmijët e tyre në mjediset e shkollës ku janë kryer aktet e turpshme.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel