23/11 07:47
Qytetarët thonë se dëmtuesit janë persona nga lagjja ndërsa tregojnë se ka qenë vazhdimisht e vështirë të mirëmbahen investimet e kryera në periferi të qytetit.
Kreu i Agjencisë së Shërbimeve Publike Ylli Muho thotë se aktet nuk janë të denja për qytetin e Gjirokastrës ku që prej dhjetorit shumë banorë dhe biznese kanë dhuruar për gjelbërimin.
Agjencia e Shërbimeve e ka denoncuar rastin pranë organeve të rendit ndërsa dëmtime ka pasur edhe në mini-parqet me stola në disa kuadrate pallatesh në lagjet e reja të qytetit./Kristina Fidhi/
Top Channel