Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, zbuloi gjatë intervistës në Top Talk se ka qenë Ambasadori Britanik negociatori mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që te niste dialogu për reformën zgjedhore dhe formati se si palët do uleshin në tryezë.
Ndoka la të kuptohej se as opozita dhe as mazhoranca nuk kanë qenë nismëtare për rifillimin e dialogut por ishin në pritje të tij. Sipas kryedemokristianit nuk pritet që reforma zgjedhore të prodhojë rezultate të pritshme. Ndoka vëren se Kryeministri Rama synon të marrë kohë dhe se nuk është i interesuar për reformë zgjedhore.
Ndoka:
E para ne nuk e kërkuam njëri-tjetrin as Rama as ne. Kjo ndodhi me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Pra Rama kishte një axhendë të tijën që thoshte se unë do ta bëjë reformën edhe pa opozitën, do ta bëj në parlament i kam numrat e tjerë e tjerë. Pra ky ishte deklarimi publik i tij. Opozita ishte disi më e rezervuar megjithatë ne kemi punuar si parti politike. Jo përkundrazi kjo është një detyrim politik edhe për të gjithë klasën politike Shqiptare, kjo është një detyrim edhe për opozitën. Të mos bëjmë rolet sikur opozita është e pandjeshme ndaj këtij realiteti. Pra është shumë e rëndësishme të ketë një konsensus, të ketë një debat politik, të ketë një vendimmarrje për fatet e vendit, se sa të ketë një përplasje institucionale. Një rol disi të veçantë ka edhe Britania e Madhe në këtë sens si vëllai i madh i SHBA-së. Unë shpresoj shumë me ardhjen e ambasadores Amerikane, tashmë i hapet mundësia politikës shqiptare të vendosin pikat mbi “i”. Për fat të keq ne s’kemi arritur si klasë politike të gjejmë një kompromis dhe konsensus dhe kjo është e pafalshme. E vetmja shpresë kjo është, unë nuk shikoj ndonjë mundësi të reagimit apo reflektimit. Madje jam shumë pesimist në lidhje me historinë e komunitetin politik apo e kësaj mazhorancë apo dhe çfarë axhende ka vetë Kryeministri Rama në kokën e tij”, u shpreh Nard Ndoka.
Top Channel