ZONA E VDEKJES/ Në vendlindjen e virusit apokaliptik, Wuhan kthehet në qytet fantazmë (Foto)

23/01/2020 12:12

Qyteti Wuhan është kthyer në qytet fantazmë. Mjekët e veshur me kostume ogurzi lëvizin në spitale dhe rrugë duke trajtuar 550 të sëmurët e virusit që deri më tani ka vrarë 25 persona.

“Sun Online” udhëtoi drejt epiqendrës vdekjeprurëse ndërsa rastet e koronavirusit u rritën shpejt në 616, me frikën se mund të shpallet nga Organizata Botërore e Shëndetit si një krizë globale.
Banorët e dëshpëruar dalin me maska në rrugë dhe në dyqane ato janë shitur tërësisht, ndërkohë ka nisur shitja masive në internet.
Qyteti i hirtë është i shkretë, Wuhan, në provincën Hubei është më i madh se Londra, me 11 milion banorët dhe të gjithë vuajnë frikën se sëmundja mund të ketë pasoja apokaliptike dhe mund të kthehet në një krizë globale.

Shirita blu dhe të bardhë policie fluturojnë në flladin e rëndë të mjegullës përtej portave të mbyllura të Huanan Haixian Shichang, një treg dikur i lulëzuar dhe ku shpërtheu epidemia.

Pengesat plastike të kuqe shënojnë një kordon prej 10 metrash, në afërsi të hyrjes kryesore. Aty shitej peshk dhe kafshë të egra, prej andej ka burimin edhe sëmundja. Vetëm disa orë pasi reporter i the Sun u largua transporti publik dhe aeroporti i Wuhan u mbyllën

FOTO GALERI
3/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA