Sipas raportit të publikuar nga Indeksi i perceptimit të korrupsionit (Transparency International) Shqipëria ndodhet në vendin e 106 në botë për nivelin më të lartë të korrupsionit, nga 180 vende që u përfshinë në raport.

Krahasuar me raportin e publikuar vitin e kaluar Shqipëria ka shënuar regres duke zbritur 7 vende më poshtë. Vitin që lamë pas vendi ynë u rendit e 99 në këtë listë.

Kjo ishte tema ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja. Në studio për të folur për këtë temë ishin të ftuar ekspert ekonomie si Pano Soko, Besart Kadia dhe Selami Xhepa.

Pikërisht ky i fundit u shpreh se sistemi i drejtësisë është një nga arsyet kryesore për shtimin e korrupsionit në vend. Ai tha se procesi i VETING-ut është shpresa e pazëvendësueshme dhe ndoshta e vetme për të luftuar korrupsionin në të ardhmen. Nuk ka arsye thotë eksperti që vende si Mali i Zi dhe vende të tjera të rajonit të kenë peformancë më të mirë se sa Shqipëria.

“Absolutisht unë mendoj që një nga arsyet që ne nuk kemi pasur ndëshkueshmëri lidhet me faktin që sistemi në drejtësi është fondamental  dhe thellësisht kritik në luftën ndaj korrupsionit, ka pasur ato probleme që e gjithë shoqëria jonë i di tashmë dhe që në fakt i gjithë ky proces i VETING-ut i nxori në dritë. Unë mendoj se pastrimi i sistemit të drejtësisë është shpresa e pazëvendësueshme dhe ndoshta e vetme që ne kemi si shoqëri që në vitet që do të vijnë ne do t’ia arrijmë që t’ia dalim kësaj beteje. Nuk ka arsye që vende si Mali i Zi apo dhe vende të tjera të rajonit të kenë një peformancë shumë më të mirë se sa Shqipëria”, u shpreh eksperti i ekonomisë Selami Xhepa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA