Autoritetet vendore thanë se në Aeroportin e Shkupit do të vendosen materiale informative për të gjithë udhëtarët, e posaçërisht për ata që udhëtojnë drejt Kinës. Sipas tyre situata është nën kontroll dhe për momentin nuk ka vend për panik si dhe për vendosje të masave të posaçme.
“Do të vendosim materiale informative deri te Aeroporti i Shkupit për të gjithë udhëtarët, me masat parandaluese të cilat duhet të ndërmerren nga udhëtarët derisa udhëtojnë për në Kinë. Të iu ikin tregjeve ku ka kafshë të gjalla shtëpiake dhe të egra, të ju ikin kontakteve me ata të cilët kanë infeksione respiratore, dhe derisa ata vetë kanë infeksione respiratore duhet të kenë kujdes me higjienën respiratorë”, pohoi Vladimir Mikiq, Komisioni për Sëmundje ngjitëse.
Në Komisionin për sëmundje ngjitëse sot kanë konstatuar se nuk ka nevojë as për vendosjen e kamerave termike nëpër Aeroporte. Sipas tyre kjo nuk është masë efikase. Kamera termike deri më tani nuk ka vendosur asnjë shtet tjetër i Evropës, madje as shtetet të cilat kanë linja direkte me qytetin Vuhan. Ndërkohë që autoritetet në shumë vende, përfshirë Australinë, Singaporin, Hong Kongun, Tajvanin, SHBA-në, Rusinë dhe Japoninë kanë rritur kontrollin e pasagjerëve që udhëtojnë nga qyteti kinez Vuhan. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Organizata Botërore e Shëndetit alarmoi për përhapje të virusit edhe në shtete të tjera të botës si dhe në zonat e mbetura të Kinës./Alsat-M
Top Channel