 Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist
																		
					
					
					
						Robinho i dënuar me 9 vjet për përdhunimin e një shqiptareje flet për herë të parë: Nuk kam asnjë privilegj në burg si ish-futbollist						 
								
			Juventus i bashkohet Napolit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Skuadra torineze iu imponua në çerekfinale Romës të cilën e mundi në Allianz Stadium me rezultatin 3-1.
Zonjës së Vjetër i mjaftoi pjesa e parë për të mbyllur historitë e kualifikimit në këtë kompeticion teksa të 3 golat i shënoi në pjesën e parë të sfidës. Cristiano Ronaldo ishte ai që zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer që po jeton në këtë sezon.
Nuk kaloi shumë dhe Betancour dyfishoi shifrat në rezultat për kampionët e Italisë, ndërkohë që Leonardo Bonucci i coi shifrat në 3-0. Roma u pa më aktive në pjesën e dytë të sfidës kur shkurtoi diferencën në 3-1 me autogolin e Buffon pas një gjuajtje Under.
Verdhekuqtë kërkuan më shumë pas këtij goli por nuk mundën dot t’ia dalin mbanë për të ndryshuar rrjedhën ngjarjeve të kësaj çerekfinaleje me Juventusin që kalon në gjysmëfinale. Ndërkaq dy skuadrat e tjera gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë do të përcaktohen javën e ardhshme nga përballjet Milan-Torino dhe Inter-Fiorentina.
Top Channel