Video/ Tenisti “neverit” me veprimin e tij, i kërkon shpërndarëses së topave t’i qërojë bananen

22/01/2020 22:40

Veprimi i tenistit Francez Elliot Benchetrit ndaj një shpërndarëse topash është kritikuar shumë nëpër rrjetet sociale.

Tenisti 21 vjeçar ka qenë duke pushuar gjatë ndeshjes të zhvilluar ndaj rivalit të tij Dimitry Popko.

Në videon e transmetuar shpërndarësja e topave i ka ofruar një banane Elliot-it për të fituar energji. Ai i ka kërkuar vajzës që t’ia qëronte lëkurën e bananes. Por një veprim të tillë nuk e ka pranuar gjyqtari i takimit.

Pas këtij vendimi Benchetrit është shikuar shumë i nervozuar me gjyqtarin, pasi e detyroi që ta kryente një veprim të tillë vetë. Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshje kualifikuese në turneun Australian Open.

Video u bë menjëherë virale dhe ka shkaktuar një sërë reagimesh negative në drejtim të tenistit të renditur si numri 229 në botë.

Top Channel