Stuhia “Gloria” godet Francën dhe Spanjën, 4 të vdekur

22/01/2020 11:29

Spanja dhe Franca janë goditur nga stuhia e fuqishme Gloria ku janë raportuar të paktën 4 viktima.

Rajoni lindor i Spanjës, ishujt Balearic dhe Valencia ishin ndër më të prekurit, ku stuhia ka lënë pas shkatërrime të mëdha.

Stuhia Gloria tashmë është vendosur në Francën jugore, ku meteorologët kanë ngritur alarmin.

Sipas tyre kjo është stuhia më e fuqishme që ka goditur shtetin që prej vitit 1982.

Me dhjetëra forca policore dhe zjarrëfikëse janë vendosur në rajonin jugor për të ndihmuar qytetarët dhe për të evituar incidente të ndryshme.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA