Ministri i Bujqësisë thirrje fermerëve: Mbillni vetëm fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave

22/01/2020 15:53

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, u bëri thirrje fermerëve që të përdorin vetëm fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet sasia e prodhimit, por edhe cilësia.

Ministri vizitoi në Berat një prej fidanishteve më të mëdha të zonës, ku përgatiten fidanë të hardhisë, ullirit dhe pemëve frutore.

“Një mesazh shumë i rëndësishëm për të gjithë fermerët që të marrin fidanë të certifikuar nga Enti Shtetëror i Farave sepse tek fidani fillon çdo gjë, është baza për suksesin e prodhimit. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar nga fermerët, jo vetëm për ullirin dhe hardhitë, por për të gjitha pemët. Nëse nuk merren fidanë të certifikuar ndodh pastaj që në shumë zona duke marrë fidanë në vende të ndryshme si Greqia e Spanja, i kanë sjell këtu dhe më pas kanë dalë pa produktivitet ngaqë nuk përshtaten dot me klimën. Këto fidanishte kanë rëndësi shumë të madhe sepse këto në një farë mënyrë orientojnë drejt fermerët se çfarë duhet të mbjellin për karakteristikat e tokave që kanë”, tha ministri Çuçi.

Ai shoqërohej në këtë vizitë nga zv. ministri Dhimo Kote dhe kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo. Fidanishte “Pupa” në Berat ka nisur aktivitetin që në vitin 1997. Fidanët e ullirit dhe hardhisë që prodhohen nga kjo fidanishte në 80% të tyre janë autoktonë. Krahas fidanishtes 3.5 Ha, pjesë e kësaj sipërmarrje janë edhe rreth 10 Ha vresht, me varietete autoktone rrushi si Pulsi Beratit, Serina, Debina etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA