Mbajti 9 vite fëmijët në bodrum, i kishte keqtrajtuar dhe përdhunuar – fillon gjyqi kundër babait nga Holanda

22/01/2020 11:53

Holandezi Gerrit Jan van Dorsten, 67-vjeç, që dyshohet se ka mbajtur fëmijët e tij të moshës 18 deri në 25 vjet, të mbyllur në bodrum për nëntë vite ku edhe i kishte përdhunuar dhe keqtrajtuar, pritet të ballafaqohet me drejtësinë.

Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar në bodrumin e shtëpisë në Ruineworld në veri të Holandës është gjetur një familje e tërë – gjashtë fëmijë dhe babai i tyre.
E gjithë ngjarja e keqtrajtimit u zbulua pasi njëri prej djemve kishte ikur nga bodrumi dhe kishte shkuar në një kafiteri, ku u kishte shpjeguar gjithçka që i kishte ndodhur.
Gjykatësit kanë bërë të ditur se njërit fëmijë i ishin lidhur këmbët dhe duart, derisa një tjetër është detyruar që gjatë gjithë verës të kalojë kohën në shtëpizën e qenit.
I dyshuari Dorsten nuk është paraqitur në gjykatë pasi që është duke u rikuperuar nga sulmi në zemër. I akuzuari shumë herë kishte përdhunuar të bijën dhe njërin djalë.
Në gjykatë pretendojnë se ky baba kishte mbajtur fëmijët në izolim, duke i kërcënuar se nëse largohen nga shtëpia do të kenë kontakt me shpirtrat e ligë, duke tentuar në këtë formë t’i përgatit për “ditën e gjykimit”.
Ndërkaq fëmijët kanë pranuar se janë keqtrajtuar nga babai. Ai i kishte rrahur dhe shpesh i kishte ngufatur duke dënuar të qëndrojnë të ulur në ujë të ftohtë. Fëmijët nuk ishin raportuar tek autoritetet kompetente, ata nuk kanë dokumente, kurse kurrë nuk kishin shkuar në shkollë.
Dyshohet se babai i tyre ka qenë pjesë e sektit Munov që është e njohur për martesat masive. E siç raportohet në sektin Munov praktikohet të punohet pandërprerë. Ngriten herët në mëngjes në ora katër dhe me pak ushqim e kalojnë ditën duke punuar e paratë e fituara i dhurojnë në kishë. Telegraf

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA