Foto/ Ekspertët ngrenë alarmin, 30 vite më vonë mund të mos kemi më koala

22/01/2020 21:38

Kontinenti Australian njihet si vendi i koalave dhe kangurëve, por këto dy kafshë janë rrezikuar së tepërmi që të zhduken si pasojë e zjarreve që përfshinë të gjithë vendin që në fillim të muajit tetor.

Nga ajo kohë deri më sot numërohen rreth një miliardë kafshë të zhdukura. Raportet kanë treguar se më shumë se gjysma e koalave kanë ngordhur nga zjarret në ishullin Kangaroo të Australisë së Jugut.

Ndërkohë ekspertët kanë ngritur alarmin dhe kanë paralajmëruar se këto specie mund të zhduken deri në vitin 2050. Përveç kafshëve dhe më shumë se 100 lloje bimësh janë zhdukur si pasojë e flakëve.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA