Partia Demokratike tha se është kryetari i Bashkisë së Bulqizës ai që po konsumon kokainë në imazhet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha në ABC News.
“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e kryeministrit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike në pushtetin lokal dhe në administratën publike ”, ka thënë Salianji.
Ervin Salianji tha më tej se lidhjet me krimin dhe hajdutëria janë motive kryesor për kapjen e drejtësisë nga kryeministri Rama. Sipas tij emërimi i Artur Metanit në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë është anti kushtetues, pasi personi në fjalë ka mbajtur poste politike në 10 vitet e fundit.
Sipas Salianjit, Partia Demokratike garanton qytetarët se do të zhbëj çdo paligjshmëri me ardhjen e saj në pushtet.
Top Channel