Dy ligjet e paketës së shumë diskutuar, Anti-Shpifje do të shqyrtohen në mars nga Komisioni i Venecias.

Komisioni i Venecias e ka publikuar këtë gjë në faqen e tij zyrtare.

Ka qenë Komiteti Monitorues i Asamblesë Parlamentare që më 20 janar kërkoi një mendim të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin Shqiptar nr. 97/2013 “për Shërbimin e Mediave Audiovizive”.

Paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur jo pak reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, pasi shihet si cenim i fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën.

Por ditën e sotme, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë votimit sërish në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA