27/11 08:19
Shkolla të mbyllura, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë.
Stuhia ”Gloria” vazhdon ta godasë edhe sot Spanjën, ku ajo ka shkaktuar vdekjen e tre personave që prej të dielës dhe ka prekur gjithashtu dhe jugun e Francës.
Verilindja e Spanjës ndodhet në gjendje alarmi për shkak të stuhisë që ka shkaktuar reshje të dendura bore, erëra të fuqishme deri në 100 kilometra në orë.
”Në provincën e Gerones në Katalonjë, 220.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike për disa orë”, sipas shërbimeve të urgjencës.
Top Channel