Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LV, Arbërie Nagavci ka deklaruar se sipas Kushtetutës, tashmë e kanë pushtetin legjislativ të dalë nga votimi i drejtpërdrejtë dhe LV është e prirë dhe zotohet për respektimin e saj.
Kryesia e LDK-së është mbledhur ost, një ditë pas nominimit nga Presidenti Hashim Thaçi të Albin Kurtit për kryeministër. Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes, ka deklaruar se deri në fund të javës duhet ët ulen që ta arrijnë marrëveshjen, ose duhet të deklarojnë se nuk mund të arrihet marrëveshja.
Lidhur më këtë nënkryetarja e LV-së, Arbërie Nagavci e ka përshëndetur deklaratën e Mustës, duke e parë si vullnet e gatishmëri dhe uroi të mos jetë kushtëzim apo ultimatum.
Postimi i Nagavcit:
Numërimi prapa i ditëve për votimin e Qeverisë ka filluar nga sot. E vlerësoj takimin e Kryesisë së LDK-së dhe e shoh si hap përpara në arritjen e marrëveshjes.
Pajtohem plotësisht me deklaratën e zt. Mustafa “Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar. Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre…”
Në linjë të njejtë është edhe LV! andaj dhe në propozimet tona kemi ofruar që të ndajmë në mënyrë të barabartë marrjen e përgjegjësive në qeverisje, ose madje më shumë se balancim të qeverisjes duke i besuar LDK-së udhëheqjen e 6 ministrive përderisa ne do të qeverisim me 5 ministri.
Sa i përket ndarjes së pushteteve, këtë e përcakton Kushtetuta në nenin 4 dhe LV! është e prirur dhe zotohet për respektimin e saj të plotë.
Sipas Kushtetutës, tashmë kemi pushtetin legjislativ të dalur nga votimi i drejtpërdrejtë dhe Kryetarin e Kuvendit që është votuar nga 75 deputet.
Duhet të punojmë që brenda afatit kushtetues të votojmë Qeverinë dhe të ndajmë përgjegjësitë ekzekutive.
Duhet të zotohemi për angazhimin e përbashkët në zgjedhjen e Presidentit Konform Kushtetutës.
Duhet të mobilizohemi për profesionalizëm të plotë e krijim të kushteve për çkapjen e pushtetit gjyqësor dhe të institucioneve që mbrojnë rendin kushtetues, integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike.
Besoj se një marrëveshje e tillë plotëson pritshmëritë dhe respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pasi kemi një shprehje deklarative të vullnetit të përfaqësuesve të LDK-së , pres që kjo të realizohet edhe praktikisht. Shumë mirë që kjo marrëveshje të arrihet deri në fund të javës. Unë po e shof si vullnet e gadishmëri, uroj të mos jetë kushtëzim apo ultimatum (si po e interpretojnë disa media).
Dhe kur ky vullnet ekziston s’ka asnjë kusht parimor që mund të pengojë.
Top Channel