Banorët e Lagjes së Doktorëve në veri të Mitrovicës janë në hall me mungesën e energjisë elektrike. Kjo pasi kompania serbe e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, po heq siguresat nga trafoja prej së cilës furnizohet me rrymë kjo lagje.
E një veprim i tillë ka ngritur shqetësime të mëdha tek banorët.
Ky veprim ka ngritur shqetësime tek banorët e kësaj lagjeje. Madje, Avdullah Banjska thotë se duke pas parasysh që është dimër, vështirësitë janë edhe më të mëdha.
“Vijnë kujdestarët e kompanisë që merret me menaxhimin e rrymës në këtë pjesë dhe largojnë siguresat e rrymës për lagjen Suhodoll për arsyen që të mos digjet trafo për shkak të ngarkesës. Është situatë shumë e vështirë pasi është edhe dimër”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avdullah Banjska.
Njëjtë është shprehur edhe Adnan Bekteshi, përcjell Telegrafi.
“Është shumë problem shqetësues për banorët e lagjes sonë pasi aty janë kyçur edhe disa linja tjera. Është dimri dhe dëmi është i madh”, deklaroi Adnan Bekteshi.
E Rexhep Miftari thotë se për këtë çështje kanë kërkuar ndihmë edhe nga organizata të huaja.
“Në ditët në vazhdim do të kemi takime edhe me ndërkombëtarët si UNMIK, KFOR etj., pasi për shkak të kësaj ngarkese siguresat u janë hequr disa herë shqiptarëve e disa herë tjera serbëve gjë që ka ngjallur tensione. Ne nuk duam të kemi telashe me serbët prandaj kemi kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët”, deklaroi banori Rexhep Miftari.
Ndërkohë, KOSTT e KEDS thonë se nuk është në përgjegjësinë pasi që nuk kanë qasje atje. /RTV Dukagjini
Top Channel