Linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk ndikon dhe nuk do të ndryshojë qëndrimin e Bashkimit Evropian për statusin, që është një çështje që duhet të diskutohet në dialog, tha sot zëdhënësi i BE Peter Stano.
“Ky është një fluturim komercial dhe është kualifikimi i vetëm që do të përdorja,” tha Stano.
Sa i përket çështjes së statusit, BE, siç theksoi ai, nuk ka asgjë të re për të thënë.
“Një fluturim komercial midis dy vendeve nuk do të ndikojë ose ndryshojë qëndrimin e BE-së për statusin, që është një çështje që duhet të diskutohet në dialogun Beograd-Prishtinë”, tha Stano për Tanjug.
Stano shtoi se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell thirri në biseda të ndara telefonike presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vuçiq javën e kaluar për të bërë thirrje për dialog dhe për të njoftuar së shpejti vizitën e tij.
Top Channel