Një autoportret i Vincent van Gough u shpall origjinal të hënën pas dekadash paqartësi, ndërkohë që ekspertët e identifikuan atë si vepra e vetme e pikturuar nga mjeshtri holandez kur ai vuante nga psikoza.

Auto portreti i realizuar në 1889, që tregon artistin në profil, nën një sfond blu dhe të verdhë, u konfirmua si autentike nga muzeu i Van Gogut në Amsterdam.

Shumë pikëpyetje janë ngritur për pikturën, në pronësinë e galerisë kombëtare të Oslos, në Norvegji, nëse ajo ishte origjinale apo jo, por muzeu norvegjez më në fund vendosi të sheshonte gjithçka në 2014, kur e dërgoi atë pranë ekspertëve holandezë. Duke përdorur analizën me rreze X të kanavacës, duke studiuar mënyrën e ngjyrosjes dhe duke u mbështetur tek letrat e referencës drejtuar vëllait të tij, Theo, ekspertët dolën në përfundimin se vepra ishte realizuar kur Van Gogu ishte në azil, në Saint Remy në Francë, në fund të verës së 1889.

Muzeu i Oslos e kishte blerë pikturën në 1910 nga një koleksionist në Paris, për 10 mijë franga, duke e bërë atë autoportretin e parë të Van Gogut që bëhej pjesë e një koleksioni publik. Por dyshimet kanë qenë të shumta për më shumë se 50 vjet./Ardita Becolli/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA