I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë Të zgjedhurit socialistë bashkë me ata që hynë si deputete përmes listave të PD dhe LSI, pas gati një muaj pushime iu rikthyen jetës parlamentare.
Ne seancën e parë u miratua me 98 vota Artur Metan si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, institucion i ri, si pjesë e reformës në drejtësi.
Sfidat e kësaj legjislature parlamentare tha kreu kuvendit Gramoz Ruci janë të shumta por ai e vendosi theksin në ligjet që lidhen me cilësinë e ndërtimeve.
“Legjislacioni i ri duhet të parashikojë rregulla të rrepta për ndërtimet, verifikimin e aftësive përballuese të ndërtesave ekzistuese, edukimin dhe kulturën antisizmike të popullsisë dhe kushtet ligjore-financiare të banesave”, shprehet kreu i Kuvendit.
Kjo legjislaturë e re parlamentare përkon me kremtimet e 100 vjetorit te parlamentarizmit shqiptar. Deputetëve iu prezantua sistemimi i ri elektronik i votimit por retorika e tyre politike nga foltorja e parlamentit mbeti edhe njëherë tjetër në klasë.
“Vetes i kam servirur dhe rezervuar instiktin e kombtaristit! Sidomos në këtë “seksion” të ri parlamentar. Shqipëria është në majën e agjendës perëndimore të zhvillimit”, ka thënë Vullnet Musai.
Protagonizmi i Kujtim Gjuzit ishte qershia mbi tortë.
“Unë e përdor fjalën zog nëne por zot nëne dhe kur dua të përdor fjalën burg e përdor ndonjëherë edhe bujq, sepse bujq ju themi kur fusim kafshët, në momente të caktuara. Ç’a ke që tund kokën ti, nuk të pëlqen?” kanë qenë batutat e Kujtim Gjuzit.
Top Channel