Seanca e natës mes debateve dhe përplasjeve, Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për çmimet tavan Kompania ajrore gjermane Lufthansa propozon një linjë që do të lidhë Prishtinën me Beogradin.
Presidenti Hashim Thaçi njoftoi në Twitter se mirëpriste propozimin e Lufthansës për të hapur një linjë ajrore mes dy kryeqyteteve, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm përpara për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
Ai gjithashtu falenderon për ndërmjetësimin, këshilltarin e sigurisë kombëtare në SHBA, Robert C. O’Brien dhe ambasadorin amerikan në Berlin Richard Grenell, njëkohësisht emisar i presidentit Trump për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
I welcome the letter of intent b/w #Kosovo & @lufthansa to open an air route between #Prishtina & #Belgrade. This is an important step for the movement of citizens & normalization process. Grateful to Nat. Sec. Advisor O’Brien & @RichardGrenell for facilitating the process
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 20, 2020
Aktualisht nuk ka fluturime direkte mes Prishtinës e Beogradit, madje në shumë raste janë raportuar probleme edhe në kalimin e kufirit tokësor, pasi Serbia vazhdon ta quajë Kosovën provincë të sajën, edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë.
Ardi Pulaj
Top Channel