Dy lokale dhe dy vetura janë përfshirë nga flaka gjatë 24 orëve të fundit në qytetet e ndryshme të Kosovës. Në dy raste dyshohet se zjarri ka ardhur nga personat e panjohur.

Sipas Policisë, në Prizren, në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë lokali i saj. Gjatë tentimit për shuarje të zjarri, një punëtor nga tymi i zjarrit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Kurse, në fshatin Rogovë të Gjakovës, është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën një lokali. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

E në Vushtrri, një person ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij, ia kishin vënë zjarrin dy veturave të tij Mercedes dhe veturës tjetër gjysmë kamionet me targa lokale.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime. /KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA