
26/02 16:21
I dërguari i veçantë i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell, reagoi pas marrëveshjes për fluturimet e para direkte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ambasadori amerikan në Gjermani tha se kjo është një fitore historike që u bë e mundur falë Donald Trump.
Ai ka falënderuar edhe NATO-n dhe kompaninë “Luthansa”.
“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Luthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Grenell.
Top Channel