Tirana është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Tiranë në zonën e Astrit rreth orës 20:45.
Top Channel ka zbuluar detaje ekskluzive në lidhje me ngjarjen. Viktima është 28 vjeçari Vilson Tafçiu nga Dibra dhe mësohet se ka ardhur ditën e sotme në Tiranë pasi ka pasur varrimin e gjyshes.
Andi Bora ka zbuluar se ai nuk ka qenë i vetëm në kafe dhe është thirrur për të dalë jashtë lokalit ku më pas është ekzekutuar në një rrugicë.
Gjithashtu mësohet se ai ka qenë i arrestuar në Francë për drogë dhe është deportuar në vendin tonë.
Vlison Tafciu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018-ës dhe ka ikur ne France, ku më 12 mars të 2018 e kanë arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar aty një vit. Ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe më 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca në Shqipëri.
Policia ndërkohë ka nisur shoqërimet për të marrë në pyetje dëshmitarët okular.
Tiranë /Informacion paraprak
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve
Top Channel