Arsimi në Kosovë është në krizë dhe fajtor për këtë është organizimi nga ana e ministrisë së arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Në një konferencë të titulluar, Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim, organizuar nga zyra e BE dhe qendra për arsimin në Kosovë, u prezantua raporti i monitorimit për zbatimin e planit strategjik të arsimit në Kosovë. Shefi i zyrës për bashkëpunim në zyrën e BE në Kosovë, Luigi Brusa, tha se fusha e arsimit në Kosovë ka shënuar ngecje, veçanërisht këto dy vitet e fundit.

“Arsimi mbetet një pikë kritike ku institucionet e Kosovës nuk kanë performuar siç duhet. Ka një lloj ngecjeje në arsim, jo vetëm për shkak të kufizimeve buxhetore por edhe për shkak të atyre organizative”.

Ai këshilloi ministrinë e arsimit që të fokusohet tek vlerësimi i mësimdhënësve, zhvillimi profesional i tyre, zhvillimin e legjislacionit në fushën e arsimit dhe nivelin e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Për drejtorin e qendrës për arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci, problem madhor në Kosovë është mungesa e implementimit të politikave.

“Problemi madhor i politik bërjes në Kosovë është implementimi, pra duhet pranuar se sikurse edhe shumë vende të tjera në tranzicion Kosova ka elemente të një anarkie të organizuar e cila faktikisht nuk bënë të mundur që ato gjëra që janë planifikuar edhe të zbatohen ashtu si duhet”.

Sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, numri i nxënësve është zvogëluar për 20 përqind, kurse ai i mësimdhënësve është rritur për 3 përqind. Sidoqoftë, raporti nënvizon se pjesëmarrja e nxënësve në arsimin e detyrueshëm, të mesëm dhe të ulët është në nivel të kënaqshëm ndërsa mbetet sfidë pjesëmarrja e ulët e nxënësve në niveli parashkollor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA