Policia e Devollit ka bërë me dije se ka proceduar penalisht 5 persona pasi ushtronin në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit.
Devoll
Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Procedohen penalisht 5 shtetas, midis tyre pronari i një lokali.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në fshatin Trestenik, në lokalin e shtetasit A. M., i cili ushtronte aktivitetin pa lejen e organeve përkatëse, shtetasit e mësipërm u kapën duke luajtur lojra fati të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra bixhozi, sasi në lek dhe euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Top Channel