Dieta mesdhetare është më e mira në botë dhe lë pas shumë alternativa të tjera. Ajo ka marrë vlerësimin e dietës më të shëndetshme të mundshme, në klasifikimin e 2020-ës, nga mediat amerikane.

Ajo sipas ekspertëve, parandalon dhe kuron diabetin, është e shëndetshme dhe ka në bazë perimet. Për më tepër, është një dietë që mund të mbahet lehtë, pa shumë mundim. Këta parametra kanë bërë që dieta mesdhetare të marrë çmimin e ushqimit më të mirë të mundshëm.

Pjesë e trashëgimive botërore të UNESCO-s që nga 2010, dieta mesdhetare ka triumfuar në mesin e 35 alternativave të tjera falë efekteve pozitive mbi jetëgjatësinë dhe përfitimet e shëndetit, mes të cilave edhe humbja dhe kontrollimi i peshës, shëndeti i zemrës dhe sistemit nervor, parandalimi i kancerit dhe sëmundjeve kronike, parandalimi dhe kontrolli i diabetit.

Në vend të dytë është renditur dieta dash, kundër hipertensionit dhe ajo fleksariane, një mënyrë fleksibël ushqimi. Në vend të katërt ndërkohë është dieta mind, që parandalon dhe redukton rënien konjuktive.

Tek dieta mesdhetare është vlerësuar mbi të gjitha sasia e vogël e bukës, brumrave, frutave, perimeve, mishit, vajit të ullirit dhe gota tradicionale e verës e konsumuar në tavolinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA