Në një postim në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se kryeministri i vendit, Edi Rama është përgjegjësi kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.
Bashkëngjitur një videoje “Ja pse Edi Rama është përgjegjës kryesor për krimin në politikë”, Bardhi shkruan:
“Edi Rama ? është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë. ?☠
5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës ? me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin. ?
Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës. ❌#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama”
Top Channel