Podolski largohet nga Vissel Kobe, gati zyrtarizimi te klubi turk

18/01/2020 21:34

Lucas Podolski nuk është më një futbollist i Vissel Kobe.

Klubi janponez, ku luajnë emra të tjerë të rëndësishëm nga Europa si Andres Iniesta, Sergi Samper, Wellington dhe Thomas Vermaleen nëpërmjet një komunikate ka zyrtarizuar lamtumirën e sulmuesit gjerman, i cili do të nisë një përvojë të re në Turqi te skuadra Antalyaspor.

Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim në Superligën e Turqisë për 34-vjeçarin, që në sezonet 2015-2017 ka luajtur për Galatasaray-n (20 gola në 56 ndeshje në kampionat). Kujtojmë që Podolski është shpallur kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Në total, me “Panzerat”, ka shënuar 49 gola në 130 ndeshje.

Top Channel