Plot 360 miliardë copë/ Afrika Lindore “pushtohet” nga karkalecat e shkretëtirës

18/01/2020 14:01

Afrika Lindore është përfshirë nga miliona karkaleca, që po shkatërrojnë të mbjellat e fshatarëve.

Mendohet se janë më shumë se 360 miliardë karkaleca të shkretëtirës, që kanë përfshirë të gjithë Afrikën Lindore. Ekziston mundësia që ato të zhvendosen si pasojë e erës edhe në drejtim të Somalisë, Etiopisë, Sudanit, Xhibutit dhe Eritreas.

Kjo përfshirje masive besohet të jetë më e fuqishmja në 25 vitet e fundit dhe pritet që të lejë pasoja të mëdha. Një tufë në verilindje të Kenias është 60-të kilometra e gjatë dhe 40 kilometra e gjerë, kjo përfshirje kaq e madhe mund të shkatërrojë ushqimin e qindra njerëzve çdo ditë. Në rast se do të ketë sasi të konsiderueshme ere, ato mund të përhapen me shpejtësi duke udhëtuar rreth 100 kilometra në ditë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA