Ndjek modelin e të atit, shpenzon 18 mijë euro për t’u mbushur e gjitha me tatuazhe

18/01/2020 13:04

Të ndjekësh modelin e babait tënd.

Nadine Anderson nga Skocia, i ka qëndruar strikt këtij modeli duke bërë tatuazhe pothuajse në të gjithë trupin e saj, për t’i ngjasuar në këtë mënyrë pak a shumë të atit edhe pse është ende 23 vjeçe.

“Babai im kishte tatuazhe dhe unë i adhuroja ato. Kisha kohë që po shihja forma dhe stile të reja të tatuazheve që po dilnin, duke vendosur që në moshë fare të vogël se si do t’i bëja kur të mbushja 18-të vjeçe”, u shpreh 23-vjeçarja.

Anderson shprehet se deri më tani ka shpenzuar rreth 18,000 mijë euro duke mbuluar pothuaj 90-të përqind të trupit të saj. Por kjo shifër është në rritje pasi vajza shprehet se ajo nuk e ka përfunduar artin në trupin e saj.

“Unë mendoj se do të shtoj më shumë tatuazhe nën syrin tim të djathtë, sepse ka hapësira në trupin tim që dua t’i plotësoj përfundimisht”, përfundon fjalën e saj Nadine.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA