Ditët e fundit të ferrit/ Aushvic, 75 vite pasi u larguan të mbijetuarit e fundit nga mizoria më e egër e njerëzimit

18/01/2020 15:25

Më 11 korrik 1944, Winston Churchill do të siguronte prova të mjaftueshme sa i takon vrasjes masive të hebrenjve, nga katër të arratisur prej kampit famëkeq Aushvic.

Për plot dy vite, nazistët kishin mundur të mbanin sekret dhomat e gazit në Poloninë Jugore, për të bërë të mundur shfarosjen e hebrenjve.

Asokohe, Churchill i shkruajti Sekretarit të tij të Jashtëm Anthony Eden:

“Nuk ka dyshim se ky është ndoshta krimi më i madh dhe më i tmerrshëm i bërë ndonjëherë në tërë historinë e botës. . . të gjithë të përfshirët në këtë krim të cilët mund të bien në duart tona, përfshirë njerëzit që vetëm zbatuan urdhrat, duhet të vriten. ”

Auschëitz përmbante pesë krematorë, të krijuar dhe patentuar nga kompania gjermane inxhinierike Töpf dhe Sons, të cilat mund “të strehonin” 4,756 kufoma në ditë.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA