Siri, vriten tre ushtarë turq në një kurth me bomba

17/01/2020 16:36

Ushtarët ruq ndodhen në Siri si pjesë e operacionit Burimi i Paqes

Ministria e Mbrojtjes se Turqisë thotë tre ushtarët u vranë ndrërsa autokolona në të cilën ndodheshin u sulmua me bomba.

“Kërkojmë mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë të shenjtë, të cilët humbën jetën në këtë ngjarje që na pikëlloi thellë, ndërsa familjeve të pikëlluara, Forcave të Armatosura të Turqisë dhe popullit fisnik turk u shprehim ngushëllime”, thuhet në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Top Channel