Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës. U rregjistrua duke tallur presidentin e vendit të tij

17/01/2020 11:58

Në fillim të kësaj jave, doli një audio-regjistrim, në të cilin Honcharuk dëgjohet duke bërë komente ofenduese mbi njohuritë e presidentit Zelenskiy për ekonominë

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk njoftoi se ka paraqitur dorëheqjen e tij, një ditë pasi ishte inçizuar duke thënë se presidenti i vendit nuk di asgjë për ekonominë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim sot në rrjetin social, Honcharuk tha se ai i ka paraqitur dorëheqjen presidentit ukrainas, .

“Unë e mora këtë post për të zbatuar programin e presidentit. Ai është një shembull i transparencës dhe vendosmërisë për mua”, tha ai.

“Megjithatë, për të shmangur çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tim për presidentin, unë shkrova letrën e dorëheqjes dhe ia dërgova presidentit për ta paraqitur në Parlament”, thuhet në dorëheqjen e Honcharuk.

Në fillim të kësaj jave, doli një audio-regjistrim, në të cilin Honcharuk dëgjohet duke bërë komente ofenduese mbi njohuritë e presidentit Zelenskiy për ekonominë.

Top Channel