Foto emocionuese/ Dy binjakë duke u puthur, teksa njëri është diagnostikuar me kancer!

17/01/2020 11:33

Një fotografi emocionuese ka përlotur mbarë rrjetin, teksa shfaqen dy binjakët të vegjël, vëlla e motër duke u puthur, fotografi kjo e shpërndarë nga e ëma, në një kohë kur njëri prej tyre është diagnostikuar me leucemi.

Është hera e parë që 3-vjeçari Fox Parkin është ndarë nga motra e tij, Winter, për shkak se ka nisur një trajnim të vështirë e rraskapitës  për kancerin. I mituri vuan nga një lloj i rrallë i leucemisë.

Fillimisht, tetorin e vitit të shkuar, 3-vjeçari u kurua nga bajamet. Pavarësisht kurës me antibiotikë, simptomat iu rikthyen dhe temperatura nisi t’i rritej.

Ditën e Krishtlindjeve, e ëma e tij, Holly vuri re një skuqje shqetësuese në pjesën e pasme të këmbëve të fëmijës. Mjekët kryen kontrollet përkatëse, nga ku u mësua se Fox vuan nga Leukemia Akute Promyelocytic (APL) – një formë e rrallë e kancerit të gjakut, që prek 200 njerëz çdo vit në Angli.

 

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA