Brenda një varri masiv! 6 fëmijë dhe një grua u dogjën dhe u goditën me hanxharë nga një sekt fetar

17/01/2020 13:44

Një zbulim i tmerrshëm është bërë në Panama, ku gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë u gjetën brenda një varri masiv.

Mësohet se varrosja e trupave ka ndodhur pasi këta të fundit janë torturuar dhe vrarë nga një sekt fetar, gjatë një riti ekzorcizmi.

Trupat e tyre u gjetën në një gropë, pranë një vendi ku u zbulua se ky grup besimtarësh torturonte indigjenët. Gruaja shtatzënë dhe fëmijët dyshohet se janë vrarë gjatë një rituali të dhunshëm ekzorcizmi. Ata ishin pjesë e një komuniteti që jeton në xhungël, shumë pranë bregdetit.

Sipas policisë, rezidentët indigjenë, u rrethuan nga 10 predikues që i torturuan, rrahën, dogjën dhe goditën me hanxharë për t’i bërë ata të “pendoheshin për mëkatet e tyre”.

Gjatë operacionit policia arrestoi 10 anëtarë të sektit evangjelist, i njohur si “Drita e re e Zotit”. Ata gjithashtu shpëtuan 14 anëtarë të tjerë të grupit indigjen Ngabe Bugle që ishin lidhur dhe dhunuar me shkopinj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel