Bologna ishte shumë pranë blerjes së mbrojtësit argjentinas të Atalantës, Roger Ibanez, por duket se tani 21-vjeçari ka ndërruar destinacion dhe pritet t’i bashkohet Romës gjatë ditëve të mbetura të merkatos së dimrit.

Ka qenë një operacion “blitz” i Drejtorit Sportiv të Romës, Gianluca Petrachi, që ka takuar menaxherin e mbrojtësit dhe e ka bindur për ta veshur Ibanez verdhekuq, ndërsa tani po negociohet me Atalantën.

Zikaltrit kërkojnë 10 milionë euro për kartonin e mbrojtësit 21-vjeçar, ndërsa në Romë janë gati ta paguajnë këtë shifër, por jo menjëherë, ndaj kanë hedhur idenë e një huazimi me detyrim blerjeje në verën e 2021-shit.

Top Channel