Komisioneri europian i zgjerimit, Oliver Varhelyi, deklaroi në Shkup se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Oliver Spasovski, Varhelyi tha se pret që vendet anëtare të bllokut të marrin një vendim përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor, që duhet të mbahet në Zagreb në muajin maj.

“Kam një lajm të mirë për integrimin e Ballkanit Perëndimor: procesi do të vazhdojë. Për ta bërë këtë, ne duhet t’i shpejtojmë proceset dhe t’i bëjmë ato më të sigurta. Për Komisionin e ri Europian, zgjerimi nuk është tabu, është një përparësi. Punën time do t’ia përkushtoj pikërisht arritjes së zgjerimit”, ka thënë Varhelyi.

Nga ana tjetër, Spasovski tha se Varhelyi e ka njoftuar se Komisioni Evropian, deri në fund të muajit, do të dalë me një metodologji të re për negociatat e pranimit. Tetorin e vitit të kaluar, BE-ja nuk e miratoi nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian se ato i kishin përmbushur kushtet. Vendimi u bllokua nga Franca, që kërkoi reformat ë mëtejshme nga të dy vendet, por këmbënguli në të njëjtën kohë edhe për reformën të vetë procesit të zgjerimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA