Vazhdon debati mes deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti dhe Andi Bushatit. Kësaj radhe debati nisi kur Bushati ironizoi parlamentin shqiptar.
“Edi Rama nuk është politikan idiot. Atij nuk i prishet pushteti se doli nga pallati i Gramozit dhe shkoi te pallati i Enverit, sepse Pallati i Kongreseve është bërë në kohën e Enverit. Edi Rama grin sallatë për 4 vite, në teatrin e kukullave dhe kur vjen dita e zgjedhjeve fut Vangjush Dakon, Avdylaj, Gjiknurin dhe kryen punë. Ai vetëm për një ditë punon dhe pastaj bën gallatë’, tha Bushati.
Aty ndërhyri deputetja Gjylameti ku i tha Bushatit të mos fyente.
“Do ju kërkoja mos të fyeni kolegët. Aty është Parlamenti i Shqipërisë dhe jo një teatër klounësh. Nuk mund të fyeni shqiptarët. Nuk bëhen gallata por punë, paçka se ka probleme”, tha Gjylameti.
Top Channel