26/11 13:51
“Gangsterët” që vranë një të mitur kanë shpërndarë së fundmi një video horror, ku shfaqen teksa copëtojnë trupin e viktimës.
Eshtrat e 17-vjeçarit Keane Mulready-Woods u gjetën mëngjesin e djeshëm, në bagazhin e një Volvo-je në Drumcondra, Dublin.
Aktualisht, sipas Daily Mail, policia është në përndjekje veçanërisht të një vrasësi psikopat si dhe u ka bërë thirrje njerëzve të mos e shpërndajnë videon e tmerrshme.
Detektivët mendojnë se Keane u vra si pasojë e betejave mes bandave të drogës, me bazë në Drogheda, një qytet në veri të Dublinit.
I dyshuari mendohet të jetë një 35-vjeçar nga Dublini i veriut i cilësuar si “psikopat” dhe “vrasës serial”.
Top Channel