I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk”, ishte deputeti Muslim Murrizi.
Tema e ditës në studio kishte të bënte me zhvillimet e fundit të Sistemit Zgjedhor në Shqipëri. Kujtojmë që në të shkuarën ka pasur një hezitim mes palëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, por ditët e fundit edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve ata janë treguar të gatshëm për të çuar përpara bisedimet dhe për të zgjidhur krizën politike në vend.
Deputeti Murrizi në studio u shpreh ashpër ndaj dy partive kryesore të vendit PS-PD, duke i cilësuar se ata janë bashkë si fizikisht gjithashtu edhe në ide. Deputeti përgëzoi një deklaratë të Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, e cila ditën e sotme doli në një deklaratë publikisht dhe është shprehur se është dakord që sistemi të konvertohet nga ai me lista të mbyllura në atë me lista të hapura.
“Rama, Basha dhe Kryemadhi, kanë qenë bashkë edhe fizikisht edhe në ide në bindje edhe pse hërë hërë ju kanë paraqitur Shqiptarëve sikur i hedhin molotov dhe gaz lotsjellës njëri-tjetrit. Një vit xhiruan në të thatë i themi ne nga Myzeqeja dhe u ulën përsëri në sofër. Në linçimin tuaj të fillimit të emisionit jo vetëm që nuk arritën largimin e Ramës, por po ta keni parasysh ata e zbutën nga muaji maj qershor para zgjedhjeve, kërkonin largimin e Damianit. Nga Rama te Damiani dhe në fund i tha Rama, a dëshironi të uleni siç kemi qenë sepse ata bashkë janë edhe i çoi te Damiani në bunkerin e Pallatit të Kongreseve. Ju thatë nën presionin e ndërkombëtarëve, por Shqiptarët janë mësuar kur ndërkombëtarët duan ta paraqesin diçka që është punë e tyre duan dhe të jenë ata në tavolinë. E gjithë kjo ehtë një flluskë sapuni, e gjitha kjo ose individualisht një ambasador qoftë ky Boshardi apo Soreka. Mund ta shesin si sukses personal që i ulën palët në tavolinë. Ky vend ka pasur nga kjo elitë vendimmarrëse politike që janë të gjithë së bashku nga 45-sa. Kur ka pasur realisht kriza siç përsëritja e mandateve të 40-et, zgjedhjeve zgjedhore 96-tën, kriza e 97-tës. Vranicki (ish kancelari Austriak, Marizalino ( Ish Ambasadorja Amerikane) dhe Danerversi (shefi i OSBE), kur donin që jua binin në majë të hundës, ata i kapeshin prej veshi i uleshin në tavolinë rrinin dhe vetë aty se kishin hall se mos ziheshin”, tha deputeti.
Fjalën e tij gjatë emisionit e ndërpreu gazetari Denis Dyrnjaja i cili e pyeti deputetin se “Kush e kërkoi këtë tavolinë”? Murrizi tha se ai nuk i ndanë sepse ai i shikon të gjitha strukturat kryesore të politikës në vend bashkë.
“Unë nuk është se i ndaj, sepse i shoh që janë bashkë. Unë u kënaqa shumë rrugës kur po lexoja se edhe Monika Kryemdhi thonte se jam për lista të hapura. Pra e para nga e gjithë opozita që del publikisht edhe thotë: po të ndryshojë sistemi zgjedhor”, u shpreh Muslim Murrizi.
Top Channel