I ftuar në Top Channel, në studion e emisionit “Top Talk”, ishte deputeti Muslim Murrizi.
Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se opozita parlamentare është kundër Reformës Zgjedhore pa u ndryshuar më parë sistemi zgjedhor. Gjatë gjithë fjalës së tij në emision deputeti u shpreh kundër sistemit zgjedhor aktual në Shqipëri, i cili është ai me lista të mbyllura. Ai mbështet idenë që me anë të Reformës Zgjedhore të ndryshojë dhe sistemi zgjedhor. Sistemi i ri sipas deputetit duhet të jetë ai me lista të hapura duke i dhënë mundësi qytetarëve në këtë mënyrë të votojnë për personin që ata dëshirojnë që të përfaqësohen në foltoren e parlamentit.
Murrizi tha se ka pasur një takim me të gjithë anëtarët e opozitës parlamentare në zyrën e tij dhe që të gjithë kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ata i përmbahen në këtë mënyrë thotë Murrizi fjalës së tyre të parë në foltoren e parlamentit që kanë marrë mandatin e deputetit.
“Nuk do të votojmë asnjë lloj buzëkuqi të tavolinës së bunkerit të pallatit të kongreseve. Sot gjatë gjithë ditës kemi pasur takime me gati me gati mbi 30-të deputetë të opozitës në parlament. Unë sot jam takuar në zyrën time, Rroshi, Jeni Sheri, Kostaq Papa, Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Nimet Musai. Të gjithë këta kanë firmosur me vullnetin e lirë. Nga ajo çfarë konstatova sot, që të gjithë janë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, që të gjithë e kanë linçuar gjatë fjalës së tyre kur kanë marrë mandatin dhe që të gjithë i qëndrojnë firmave të tyre. Ne këto firma i kemi paraqitur zyrtarisht Komisionit të Reformës Zgjedhore, që është një komision i ngritur me vendim kuvendi. Këta sovjetët supreme, komitetet e shpëtimit, pushteti paralel, fronti demokratik që do të mblidhen. Çfarëdo të vendosin do të vijnë tek ky komision dhe nga ky komision do të shkojnë në seancë”, përfundoi fjalën e tij deputeti.
Top Channel