Mjeku hedh akuza të forta, miliarderi pedofil mund të jetë vrarë në burg

16/01/2020 21:31

Pas ekspertizës së bërë nga një mjek patolog, në trupin e pajetë të miliarderit Jeffrey Epstein, pretendohet se ai nuk është vetëvrarë në burg, por e kanë vrarë.

Shenjat në qafë, shprehet mjeku Michael Baden tregojnë se nuk bëhet fjalë për një vetëvarje. Megjithatë rezultatet e ekspertizës nuk kanë marrë formën e tyre përfundimtare, se nga çfarë u shkaktua vdekja e miliarderit pedofil.

Kujtojmë që i ndjeri Jeffrey Epstein i dha fund jetës së tij gushtin e kaluar, duke u vetëvarur brenda qelisë së tij në burgun e Manhatanit. Mbi 66-vjeçarin rëndonin akuzat për abuzim seksual ndaj dhjetëra të miturave në New York dhe në Florida.

Dyshohet se Epstein i kërkonte vajzat që të shkonin në vilat e tij luksoze të cilat ndodheshin në këto dy vende. Më pas ai i ofronte atyre shuma të majme parash në këmbim të seksit. Ngjarjet mendohen se kanë ndodhur rreth viteve 2002-2005.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA