Presidenti Ilir Meta njofton në facebook se ka patur një takim me ambasadorin William Walker.
Walker ishte ai që më 15 janar 1999 akuzoi forcat policore dhe ushtarake serbe se janë përgjegjës për masakrën e Reçakut duke kërkuar drejtësi.
“Nuk jam jurist, por, sipas meje, këtu ka ndodhur një krim kundër njerizimit”, kishte qenë deklarata e famshme e Walker.
Para 21 vitesh në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.
Presidenti Meta shkruan se: “Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës”.
Postimi i Metës
I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.
Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.
E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.
Top Channel