Sateliti i prodhuar nga kompania hapësinore Galaxy Space, do të zhvillojë aktivitetet në orbitë të ulët dhe në sekonde do të transferojë të dhëna prej 10 GB
Kina lançoi një satelit të komunikimit broadband në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 gigabajt (GB) për sekondë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), sateliti në fjalë është lançuar në orbitë nga Qendra e Lançimit të Sateliteve Jiuquan në juglindje të vendit me anë të raketës Kuaizhou-1A.
Sateliti i prodhuar nga kompania hapësinore Galaxy Space, do të zhvillojë aktivitetet në orbitë të ulët dhe në sekond do të transferojë të dhëna prej 10 GB. Sateliti planifikohet të përdoret në vendet ku hasen vështirësi të komunikimit si oqeane, trena të shpejtë dhe avionë.
Satelitët e orbitës së ulët vendosen në orbita që janë në largësi prej 2.000 kilometra nga toka.
Kina e cila u përfshi në “garën hapësinore” pas SHBA-së dhe Rusisë, me anë të projekteve ambicioze si satelitë të perceptimit të largët, pozicionimit global, vëzhgimit, komunikimi broadband, ndërtimi i një stacioni të përhershëm hapësinor në orbitë, punime në Hënë, eksplorim në Mars dhe Jupiter synon që në vitin 2045 të jetë “lider i hapësirës”.
Top Channel