Eni Imami është deri më tani afrimi më i rëndësishëm i merkatos së Janarit tek Skënderbeu. 27-vjeçari, i cili në karrierë ka fituar dy tituj kampion me Dinamon e Kukësin dhe një Kupë Shqipërie me verilindorët, tregon se si po i përjeton ditët e para si një “ujk dëbore”.
Mbrojtësi tashmë gjendet në një ambient të ri, po ku nuk i mungojnë miqtë e vjetër
Që kur kam ardhur këtu e kam ndier veten shumë të afërt, me trajnerin dhe shokët e ekipit. Po pres me padurim të rinisë kampionati, pasi pritshmëritë janë të larta.
Nuk munguan telefonatat e sms-të nga klube të tjera, megjithatë një arsye shumë e fortë e bëri të zgjidhte skuadrën bardhekuqe
Skënderbeu ishte i pari që më deshi, e zgjodha prej trajnerit Daja.
Divorci me Tiranën, skuadër tek e cila mbrojtësi kontribuoi për 1 sezon e gjysmë nuk erdhi pa polemika, Imami nuk e ka të vështirë të përcaktojë se përse u kris marrëdhënia me bardheblutë
Deri para një muaji isha pjesë e Tiranës. Ndryshimi i trajnerit, ikja e Memës dhe ardhja e të riut ndikuan që të merrja këtë vendim.
Objektivat e skuadrës dhe ata personale janë një shtysë e fortë për një futbollist, Eni Imami e ka të qartë se çfarë duhet të bëj më fanellën e Skënderbeut dhe kë duhet të bëj të pendohet që nuk e ka më në ekip
T’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të marrim maksimumin e pikëve, ndërsa në aspektin personal dua t’u tregoj të gjithëve, sidomos dikujt që nuk kishte besim tek unë, që unë jam ky që jam./Supersport.al
Top Channel