Barazoi 0-0 me Bylisin, Vllaznia mbyll fazën e kthehet në Shkodër

16/01/2020 20:24

Miqësorja mes Vllaznisë dhe Bylisit, e luajtur pasditen e kësaj të enjteje në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut u mbyll në barazim pa gola. Dy ekipet kanë bërë një ndeshje përgjithësisht të mirë, por përtej rasteve të krijuara, nuk pati fitues. Bylisi për disa minuta ka luajtur me 10 futbollistë për shkak të daljes me karton të kuq të një prej lojarëve ballshiotë për lojë të rëndë.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Në portë sërish Sherri, në mbrojtje Adili, Shehi, Malota e Marku, ndërkohë që treshja e mesfushës ka qenë e përbërë nga Gurishta, Ramadani e Bardulla. Në sulm kanë luajtur Lika e Shtubina, të cilët kanë qenë në mbështetje të Hristovit.

Në pjesën e dytë trajneri Jonuz ka aktivizuar pjesën tjetër të lojtarëve, teksa ka debutuar me fanellën kuqeblu edhe sulmuesi moldav, Sidorenco. U aktivizua gjithashtu edhe mbrojtësi Gligorov, që mungoi në sfidën e kaluar ndaj Strugës.

Kjo ishte miqësorja e fundit e Vllaznisë, e cila paraditen e sotme u dha fund përgatitjeve në Ohër dhe pas ndeshjes ndaj Bylisit u kthye në Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA