Aksident i frikshëm, Alonso provon “të fluturojë”

16/01/2020 12:35

Fernando Alonso provoi të fluturojë me makinën e tij në garat e Relli Dakar, por rrezikoi të dëmtohej rëndë, pasi adrenali mbi 4 goma e bëri të vuajë një ndalesë të detyruar e të kërkojë ndihmën e mjekëve.

Spanjolli i skuadrës së Tojotës dëmtoi mjetin e tij Hajluks gjatë etapës së 10 pas kalimit mbi nëj dunë rëre në garën saudite.

Pas rrotullimit të dyfishtë, makina e që kishte brenda Fernando Alonso dhe Mark Koma’ u ndal ndërsa pilotë nuk patën pasoja të rënda por humbën një orë kohë.

Etapa e 10 e Rally Dakar kishte plot 534 kilometra etapë speciale, dhe në fundin e saj Karlos Sainz triumfoi në kategorinë e makinave. Piloti iberik hipotekon kështu titullin kampion pasi shtoi edhe 12 minuta në diferencën me Peterhansel, dhe pilotin nga Katari, Naser Al Atijah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA